Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta dhe deputetja e kësaj force politike, Monika Kryemadhi kanë ndarë rrugët e tyre pas shumë vitesh matesë dhe 3 fëmijë.
Ndërkohë është caktuar data ku do të zhvillohet seanca lidhur me padinë e Metës për t’u dovorcuar nga Kryemadhi. Ajo do të mbahet më datë 21 shkurt, në orën 10:30.
Kujtojmë se Meta u arrestua me urdhër të SPAK në tetor të vitit të kaluar, i akuzuar për korrupsion, pastrim parash dhe mosdeklarim pasurie. Ndërkohë ndaj Kryemadhit është caktuar masa “detyrim paraqitje” për të njëjtat akuza.
“Nisur nga interesimi i medias, që ditën e djeshme, ju bëj me dije se nga verifikimi në sistemin e menaxhimit të çështjeve të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, lidhur me çështjen me paditës I.M dhe të paditur M.K. Me objekt “zgjidhje martese” është caktuar seanca gjyqësore 21.02.2025, ora 10:30.”, thuhet në njoftimin e gjykatës.