Pa reshje shiu por me temperatura deri në -6°C, parashikimi i motit për ditën e sotme

Dita e sotme parashikohet të jetë me një mot të qëndrueshëm në të gjithë vendin, por do të karakterizohet nga temperatura të ulëta, ku në zonat malore do të shkojnë deri në -6°C   .

Sipas Shërbimit meteorologjik, do të ketë prezenca të ngricave të forta në akset rrugore, kryesisht përgjatë relieveve malore si dhe mjegull e mjegullinë në zonat luginore në orët e mëngjesit.

Era do të fryjë me drejtim verilindje-juglindje me shpejtësi mesatare 1-8m/sek, ndërsa në bregdet e lugina era bëhet relativisht intensive dhe 10-18m/s duke bërë që valëzimi në dete të jetë i forcës 2-4 ballë.

Temperaturat parashikohen:

në zonat malore  -6 deri 4°C                                                                                                                                                         

në zonat e ulëta -2 deri 15°C                                                                                                                                                                

në zonat bregdetare 1 deri 15°C