Kombëtarja shqiptare nis rrugëtimin e saj në EURO 2024 në 15 Qershor, në përballjen me Italinë, një tjetër ekip që ka tifozë të shumtë shqiptarë, për vetë lidhjen që dy vendet kanë me njëri tjetrin.
Kjo do të jetë hera e dytë që Shqipëria merr pjesë në një kompeticion të tillë, por këtë herë duket të jetë më e veçantë, jo vetëm për kundërshtarët që do të kemi përballë, por edhe për ekipin që Sylvinho ka në dispozicion.
Ndaj, edhe interesi për të parë kombëtaren në stadium ishte shumë herë më i madh, madje interesimi për bileta për ndeshjen Shqipëri – Itali ishte i dyti në listë, pas Gjermani – Zvicër.
Por jo të gjithë do ta kenë mundëisnë t’i shijojnë ndeshjet e kombëtares në stadium, pasi pjesa dërrmuese e tifozëve nuk arriti të siguronte bileta. Pavarësisht se UEFA i nxori 3 herë në treg, shqiptarët ngelën të zhgënjyer, për shkak se e kishin të pamundur të blinin një biletë Europiani.
Përveç biletave të nxjerra në treg UEFA i ka dhënë Federatës Shqiptare të Futbollit një pjesë të biletave, të cilat i janë shpërndarë Tifozave Kuq e Zi dhe sponsorave, por edhe të ftuarve të tjerë, siç janë ish-futbollistë të kombëtares.
Por, që prej hedhjes së shortit të biletave, shumë agjenci turistike apo kompani të tjera kanë postuar oferta për të parë Shqipërinë në Europian. Këto agjenci ofrojnë biletën e ndeshjes, biletën e udhëtimit dhe hotelin, me çmime disa herë më të larta se zakonisht, duke përfituar nga interesimi i shqiptarëve për këtë eveniment.
Pyetja që ngrihet është, si përfunduan kaq shumë bileta në duart e këtyre agjencive, që nuk janë as sponsora të Kombëtares?
Numri i postimeve në rrjetet sociale është i madh, ku këto agjenci shpalosin ofertat e tyre, por nuk dihet nëse këto oferta janë të vërteta, apo janë mashtrime për të zhvatur shqiptarët.
Por, qytetarët kanë akuzuar edhe për manipulim në shitjen e biletave, pasi nuk ka mundësi që të përfundojnë në tregun e zi një numër kaq i madh biletash. Nëse kjo e fundit është e vërtet, atëherë do të ishte një skandal i madh për UEFA-n dhe FSHF-në.
Më poshtë po iu tregojmë disa postime të këtyre agjencive, që ofrojnë bileta me çmim deri në 10 herë më të lartë:


