Numri i administratave publike në Shqipëri më i lartë se në Francë e Gjermani

Numri i punonjësve të administratës publike, përcakton madhësinë e një shtetit por jo gjithmonë efiçencën e tij. Po t’i referohemi numrit të administratës publike në Shqipëri  në raport me numrine  popullsisë, do të duhej të kategorizohej një shtet shumë efiçent sepse numri i administratës publike në shqipëri në vitin 2022 është 185.696 të punësuar. Nuk janë publikuar ende të dhënat për shtimin e këtij numri në prag të zgjehdjeve vendore të 14 majit 2023. Numri i lartë i administratës publike nuk ka asnjë domethënie për efiçencën pasi sipas raporteve ndërkombëtare, Shqipëria është ndër vendet më të varfra në evropë, më të korruptuara dhe me nivelin më të ulët të demokracisë për shkak të proceseve zgjedhore të cënuara.

Krahasuar me vendet e zhvilluara, shqipëria ka numër shumë herë më të lartë të administratës në raport me popullsinë. Punësimi në administratën publike në Shqipëri 26.5 për qind. E kalojnë vetëm Suedia me 29% e punësimit total dhe Danimarka (28%). Shqipëria lë pas në renditje Finlandën (25%), Estoni (23% Lituania, Franca dhe Hungari  22%) dhe më të ulëtat në Gjermani (10%), Luksemburg (12%), Holandë (13%), Itali (14%).

Administrata publike në Shqipëri është gjithnjë në rritje pasi është konsideruar hambar votash për partitë politike në pushtet. Administrata është burimi kryesor kur partitë kërkojnë votën në këmbim të një vendi pune. Ndaj dhe administrata fryhet gjithnjë e më shumë me afrimine datës së zgjehdjeve.

Referuar INSTAT, prej vitit 2013, numri i administratës publike është rritur me  mbi 21 mijë persona. Në vitin 2013 numri i administratës publike ishte 163.900 persona ndërsa në vitin 2022 ky numr shkoi në 185.696

Viti 2000 shënon numrin më të lartë të administratës publike, koha para zgjehdjeve vendore të vitit 2000 dhe ato parlamentare të vitit 2001

Numri i administratës u rrit me mbi 30 mijë persona në krahasim me tri vite më heret. Numri ia dministratës nis të zvoglohet nga vitit 2004 deri në vitin 2013 dhe rikthehet rritja e ndjeshme në vitin 2017 e në vazhdim për të mbërritur në shifren më të lartë të 20 viteve të fundit, 185 mijë. Ndërsa sektori privat  në vitin 2022 kap shifrën e 532. 031 të punësuar.

Viti 2000: 191.166

Vitit 2001:188.965

Vitit 2002:186.065

Viti 2003: 181.417

Viti 2004: 176.065

Viti 2005: 175.015

Viti 2006: 169.000

Viti 2007:167.100

Viti 2008:166.543

Viti 2009: 166.430

Viti 2010: 166.338

Viti 2011: 165.100

Viti 2012: 164.400

Viti 2013: 163.900

Viti 2014: 163.885

Viti 2015: 164.020

Viti 2016: 164.635

Viti 2017: 164.339

Viti 2018: 169.865

Viti 2019: 172.745

Viti 2020: 175.443

Viti 2021: 183.255

Viti 2022: 185.696