Numri i punonjësve të administratës publike, përcakton madhësinë e një shtetit por jo gjithmonë efiçencën e tij. Po t’i referohemi numrit të administratës publike në Shqipëri në raport me numrine popullsisë, do të duhej të kategorizohej një shtet shumë efiçent sepse numri i administratës publike në shqipëri në vitin 2022 është 185.696 të punësuar. Nuk janë publikuar ende të dhënat për shtimin e këtij numri në prag të zgjehdjeve vendore të 14 majit 2023. Numri i lartë i administratës publike nuk ka asnjë domethënie për efiçencën pasi sipas raporteve ndërkombëtare, Shqipëria është ndër vendet më të varfra në evropë, më të korruptuara dhe me nivelin më të ulët të demokracisë për shkak të proceseve zgjedhore të cënuara.
Krahasuar me vendet e zhvilluara, shqipëria ka numër shumë herë më të lartë të administratës në raport me popullsinë. Punësimi në administratën publike në Shqipëri 26.5 për qind. E kalojnë vetëm Suedia me 29% e punësimit total dhe Danimarka (28%). Shqipëria lë pas në renditje Finlandën (25%), Estoni (23% Lituania, Franca dhe Hungari 22%) dhe më të ulëtat në Gjermani (10%), Luksemburg (12%), Holandë (13%), Itali (14%).
Administrata publike në Shqipëri është gjithnjë në rritje pasi është konsideruar hambar votash për partitë politike në pushtet. Administrata është burimi kryesor kur partitë kërkojnë votën në këmbim të një vendi pune. Ndaj dhe administrata fryhet gjithnjë e më shumë me afrimine datës së zgjehdjeve.
Referuar INSTAT, prej vitit 2013, numri i administratës publike është rritur me mbi 21 mijë persona. Në vitin 2013 numri i administratës publike ishte 163.900 persona ndërsa në vitin 2022 ky numr shkoi në 185.696
Viti 2000 shënon numrin më të lartë të administratës publike, koha para zgjehdjeve vendore të vitit 2000 dhe ato parlamentare të vitit 2001
Numri i administratës u rrit me mbi 30 mijë persona në krahasim me tri vite më heret. Numri ia dministratës nis të zvoglohet nga vitit 2004 deri në vitin 2013 dhe rikthehet rritja e ndjeshme në vitin 2017 e në vazhdim për të mbërritur në shifren më të lartë të 20 viteve të fundit, 185 mijë. Ndërsa sektori privat në vitin 2022 kap shifrën e 532. 031 të punësuar.
Viti 2000: 191.166
Vitit 2001:188.965
Vitit 2002:186.065
Viti 2003: 181.417
Viti 2004: 176.065
Viti 2005: 175.015
Viti 2006: 169.000
Viti 2007:167.100
Viti 2008:166.543
Viti 2009: 166.430
Viti 2010: 166.338
Viti 2011: 165.100
Viti 2012: 164.400
Viti 2013: 163.900
Viti 2014: 163.885
Viti 2015: 164.020
Viti 2016: 164.635
Viti 2017: 164.339
Viti 2018: 169.865
Viti 2019: 172.745
Viti 2020: 175.443
Viti 2021: 183.255
Viti 2022: 185.696