Ka nisur para Kuvendit protesta qytetare, ku kërkesa kryesore është dorëheqja e kryeministrit Edi Rama.
Një pjesë e qytetarëve u mblodhën në sheshin Skënderbej dhe më pas vijuan marshimin deri para Kuvendit.
“Nuk na përfaqësoni”; “Parlament i krimit” janë disa nga thirrjet e protestuesve të shumtë në numër.
Më herët ata janë përplasur me forcat e policisë, pasi këto të fundit kanë bllokuar hyrjen drejt Parlamentit nga ana e Rrugës së Elbasanit.
Megjithatë Policia ka vijuar të mbajë të bllokuar hyrjen, duke mos i lejuar qytetarët të kalojnë.