“Nuk jam i aftë të përballoj burgun”, Ish kryebashkiaku i Bulqizës kërkon lirinë në GJKKO

Ish kryebashkiaku i Bulqizës Lefter Alla vijon betejen më drejtësinë për një masë më lehtësuese.

Këtë të hënë në GjKKO u zhvillua senaca ku sipas avokatit të tij, u sollën prova të reja nga ekspertet mjekoligjore.

Sipas Hysni Demiraj gjatë një kontrolli të bërë për gjendjen shëndetësore ka rezultuar se ish kryebashkiaku “nuk është i aftë të përballojë burgun”.

Senaca e radhës nga gjykata u la në 29 korrik orën 13:30. Lefter Alla pas arrestimit u shtrua në spitalin e burgut për shkak të problemeve shëndetësore. Ish Kryebashkiaku akuzohet për shpërdorim detyre lidhur me një tender me vlerë afro 3 mln euro për ujësjellësin dhe kanalizimet në lagjen e vjeter, Bulqizë.