Një tjetër kryebashkiak socialist jep dorëheqjen, Tërmet Peçi lë Bashkinë e Tepelenës për të kandiduar për deputet

Kryebashkiaku i Tepelenës, Tërmet Peçi, ka dhënë dorëheqjen nga detyra, për shkak se do të kandidojë për deputet në zgjedhjet parlamentare.

Ai është kryebashkiaku i dytë socialist që dorëhiqet, pas Agron Malajt të Matit, pasi do të jene pjesë e garës së 11 Majit.

Me largimin e të dyve, bashkitë e Matit dhe Gjirokastrës do t’i drejtojë një nënkryetar i zgjedhur nga Këshilli, deri në mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme që do të caktohen nga KQZ.

Agron Malaj dhe Tërmet Peçi duket se do të jenë në listat e sigurta të kandidatëve, bazuar në atë që ka deklaruar kryeministri Rama për ata që kandidojnë për herë të parë.