Policia e Lezhës edhe 1 ditë pas vrasjes së Nikolin Marku Lekstakaj po vijon me mbledhjen e provave si dhe me marrjen e dëshmive të personave mund të kenë parë krimin e rëndë. Deri më tani policia po vlerëson dëshminë e një gruaje dhe një 16 vjecari.
Nga kamerat e sigurisë 42 vjecari afrohet me një mjet benz me portobagazh dhe futet në market ku blen një pije freskuese.Nga kamerat vimtima duket që ishte i veshur me bluze të bardhë dhe me tuta të shkurtëra ngjyrë blu dhe të zeza.
Të gjitha plumbat viktima i ka marrë në pjesën e barkut dhe kraharorit. Sipas të dhënave autoret kanë qënë profesionist pasi asnjë nga gezhojat nuk është gjetur në vendin e ngjarjes.
Në pyetje do të merren edhe familjarët e vimtimës ku do të pyeten nëse kohëve të fundit kanë pasur kërcenime apo mesazhe në lidhje me gjakmarrjen e familjes Lekstakaj.