Nisma e PS kundër pezullimit të ministrave, Gonzato: Të mos preket Reforma në Drejtësi

Ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Silvio Gonzato është pyetur sot nga gazetarët në lidhje me nismën e Partisë Socialiste për të mos lejuar gjykatat për të pezulluar nga detyra ministrat.

Gjatë një konference me Kryetarin e Komisionit për Çështjet e Jashtme në Parlamentin Evropian, David McAllister, Gonzato tha se po i ndjekin të gjitha nismat që kanë lidhje me shtetin ligjor

Ndërkohë Gonzato tha më tej se nuk duhet të preket Reforma në Drejtësi.

“Ne i ndjekim nga afër nismat e qeverisë që kanë lidhje me shtetin ligjor, jo vetëm se jemi në merak për harmonizimin e tyre me atë të BE, por edhe që të mos prekin reformën e drejtësisë. Sa i takon prekjes apo ndikimit që kanë në këtë rast nuk do kisha një koment në këtë rast. Presim që të konsultohemi për këto nisma”, tha ambasadori Gonzato.