Kur kanë mbetur edhe disa orë nga përfundimi i afatit për dorëzimin e listave të kandidatëve në KQZ, kanë nisur pakënaqësitë e para në koalicionin e opozitës.
Partia Aleanca e Maqedonasve është larguar nga koalicioni, duke bërë kërkesë në KQZ për çregjistrimin e partisë nga ky koalicion.
Tashmë koalicioni “PD-Aleanca për Shqipërinë Madhështore” do të ketë 25 parti, në rast se nuk do të ketë ndonjë tjetër forcë politike që do të tërhiqet deri në fund të ditës së sotme.