Nga Tirana, VanHorn përcjell mesazhin e Trump: Siguria ekonomike, është siguri kombëtare

E ngarkuara me Punë e SHBA në Shqipëri, Nancy VanHorn ka qenë e pranishme sot në një aktivitet për promovimin e teknologjisë amerikane të komunikimit.

Gjatë këtij aktiviteti, VanHorn ka përcjellë mesazhin e presidentit amerikan se “siguria ekonomike është siguri kombëtare”.

Në postimin e ambasadës amerikane në Tiranë nënvizohet se ky parim është veçanërisht i rëndësishëm në sigurinë publike dhe infrastrukturën kritike, ku teknologjia që zgjedhin vendet ndikon drejtpërdrejt në qëndrueshmërinë, sovranitetin dhe sigurinë e qytetarëve.

Postimi i ambasadës amerikane:

“Siç ka thënë Presidenti Trump, ‘siguria ekonomike është siguri kombëtare.’ Ky parim është veçanërisht i rëndësishëm në sigurinë publike dhe infrastrukturën kritike, ku teknologjia që zgjedhin vendet ndikon drejtpërdrejt në qëndrueshmërinë, sovranitetin dhe sigurinë e qytetarëve.” – E Ngarkuara me Punë Nancy VanHorn në një aktivitet për promovimin e teknologjisë amerikane të komunikimit.