Nga Prishtina në Tiranë duke vrapuar, atleti Erzen Zyberaj i afrohet kryeqytetit të Shqipërisë për festën e Pavarësisë

Atleti Erzen Zyberaj u nis dje nga Prishtina në drejtim të Tiranës, por ndryshe nga të tjerët, këtë udhëtim po e bën duke vrapuar.

Ai ka arritur në 60 kilometrat e fundit dhe për pak orë do të arrijë në Tiranë, për të festuar me të gjithë shqiptarët festën e Flamurit dhe Pavarësisë,

Kur të mbërrijë në Tiranë, Zyberaj do të ketë bërë një distancë prej 260 kilometrash, teksa kryetari i komunës Prishtinë, Përparim Rama, e ka quajtur këtë veprim “një shprehje e vërtetë e dashurisë dhe respektit ndaj flamurit kombëtar”.