Nga e hëna nuk ka më zyra Kadastre, Rama: Çdo veprim online, pres dorëheqje masive

Nga e  hëna 3 korrik çdo shërbim i Kadastrës do të digjitalizohet. Kryeministri Edi Rama lajmëron se nga 3 korrik çdo shërbim në Kadastër do të merret vetëm online përmes e-Albania.

“Të hënën në datën 3 korrik Kadastra nuk është e aksesueshme për asnjë. Askush brenda në Kadastër nuk do të mundet dot tju përgjigjet. Asnjë nga kushërinjtë apo miqtë e miqve nuk do ju përgjigjen. Nga e hëna 3 korrik Kadastra është makineri digjitale. Askush nuk do të gjejë dot si trajtohet prona veç makinerisë së Kadastrës.  Qytetarët të mos shkojnë më në Kadastër se nuk ki pret askush, si në Bankën e Shqipërisë. Çdo veprim dot ë bëhet përmes e-albania,” tha Rama gjatë prezantimit të reformës së Kadastrës.

 Ai bëri thirrje që drejtuesit e institucionit të mos bëjnë asnjë ndërhyrje për askënd pavarësisht kontributit të dhënë në zgjedhje të caktuara.

“Pres dorëheqje masive nga Kadastra dhe nga ana tjetër drejtorja e ka shumë të qartë. E para punonjësi e kësaj banke duhet të jenë bankierë prandaj do iu lutesha shumë mos të bëni më asnjë ndërhyrje për askënd. Se ky na ka sjellë aq vota, e ai na ka sjellë triumfin, se na duhet për të marrë fitoren”-tha kreu i qeverisë.

Ai tha se Kadastra duhet patjetër të certifikohet si institucion i standardeve europiane dhe tashmë ky proces ka nisur.

“Kadastra duhet të certifikohet si institucion i standardeve europiane dhe do të marrë të gjitha isot e nevojshme. Sot kemi hyrë në këtë proces, por deri dje kadastra konsiderohej si makinë mishi që grinte prona dhe hante jetë njerëzish.

9 drejtorë kadastrash janë ndërruar në Vlorë, 9 deri në momentin kur unë i numërova; pastaj hoqa dorë nga numërimi, hoqa dorë edhe nga përpjekjet si deputet i Vlorës.

Lajmi im për të gjithë ata që i rrinë rrotull kadastrës së Vlorës si ujqërit një preje, është “ikni se nuk ka më vend për ju”. Nuk e di sa e ndieni ju atë që ndiej unë kur i them këto fjalë. Jemi të gjithë këtu përgjegjës për këtë situatë”,-tha Rama.