Shqipëria dhe Italia kanë nënshkruar 16 marrëveshje pas mbledhjes së dy qeverive gjatë ditës së sotme.
Pas kësaj mbledhje, kryeministrat e dy vendeve, Edi Rama dhe Giorgia Meloni, kanë dalë në një konferencë të përbashkët.
Meloni u shpreh se marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Italisë i kanë rrënjët shumë thellë dhe shkojnë përtej interesave reciprokë, ndërsa shtoi se Shqipëria sillet si një vend anëtar i BE, dhe kjo shihet nga solidariteti që tregon me vendet që bashkëpunon.
“Korridori 8 që vjen nga Puglia në Shqipëri, drejt Maqedonisë. Shndërrimi Adriatikut në një pozicion strategjik, bëjnë që jugu Italisë të jetë shumë i rëndësishëm për këtë zonë. Do të thotë më shumë mirëqënie jo vetëm për Italinë e Shqipërinë.
Fokusi u marrëveshjeve janë hallka shumë të rëndësishme që kalon nga një vizion u të kaluar së bashku të fenomenit të migracionit. Edhe një herë falenderoj kryeministrin Shqipëria sillet si një vend anëtar i BE dhe që vetëm me solidaritetin ndaj vendeve që bashkëpunon mund të shihet.
Fenomeni migrator është një fenomen global, një protokoll që vë theksin në një protokoll novator dhe ka ngjallur interes të vendeve të tjera. Shumë punuan për të na bllokuar, por jemi të vendosur të vijojmë përpara. Është vetëm një nga shumë shembujt që mund të sjellim për dialogun mes nesh. Italia e Shqipëria edhe në arenat ndërkombëtarë kanë vizion të përbashkët”, tha Meloni.
Për kryeministrin Rama, e sotmja ishte një ditë historike, pasi qeveria shqiptare u ul së bashku me qeverinë italiane për të folur për një të ardhme të përbashkët.
Sot kemi edhe provën shkencore që përveç qeverisë italiane nuk ka një qeveri tjetër që të flasë 100% italisht vecse ajo shqiptare.
Sot për ne është një ditë historike, sa herë që shkoj në NATO dëgjoj për ditë historike, por historike është kjo sot. Për herë të parë qeveria shqiptare ulet me një qeveri italiane për të folur për të ardhme të përbashkët.
Të them të drejtën në të gjitha vitet që kam drejtuar qeverinë e Shqipërisë, nuk kam patur kurrë asnjë dyshim mbi dashurinë dhe dëshirën për të bërë nga ana e të gjitha qeverive të Italisë, Jemi mirënjohës se jo vetëm Meloni është motra ime, por edhe ministra të saj janë të gatshëm për të na ndihmuar.
Besoj mos keqkuptohet kur unë them falë angazhimit vëllazëror të ministrit të Italisë jemi në gjendje të projektojmë në disa drejtime konkretisht për të fuqizuar aftësitë tona të mbrojtjes, por edhe aftësitë tona të përbashkëta.
Falenderim edhe për ministrin Tajani, ka qenë një mik i Shqipërisë, po na mbështet në të gjitha selitë tona, edhe në aspektin ekonomik dhe projekteve të përbashkëta. Nëse sot korridori 8, ka nisur me një ritëm të përshpejtuar është meritë e ministrit Tajani, uli në tryezë të gjithë aktorët dhe po e ndjek punën personalisht”, tha Rama.