Një 39-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar është vënë në pranga, raporton policia e Lezhës. Ardian Sufaj pjesëtar i një organizate kriminale me aktivitet trafikimin e lëndëve narkotike, është arrestuar në Shëngjin me qëllim ekstradimin drejt Italisë.
Ardian Sufaj kërkohej nga Interpol Roma, pasi autoritetet gjyqësore italiane pasi gjatë periudhës tetor 2022- janar 2023, Sufaj, në bashkëpunim me persona të tjerë, kanë blerë dhe trafikuar 100 kg kokainë nga Ekuadori, me qëllim shitjen në Itali.
Gjatë transportimit kokaina është vjedhur nga persona të paidentifikuar dhe Sufaj me bashkëpunëtorët e tij në Itali kanë marrë peng një qytetar me qëllim që të merrnin prej tij informacion për vjedhjen e kokainës.