Ndryshime në qeveri, Rama largon ish këshilltarin e Bashës

Dy zëvendës ministra në kabinetin Rama do të largohen nga detyrat që mbajnë për t’u përfshirë në diplomaci.

Mësohet se Besart Kadia, zëvendës Ministri i Punëve të Jashtme, do ta vijojë karrierën tij tashmë në diplomaci. Kadia është propozuar për të shërbyer si ambasador në Azeirbaxhan.

Ai ka qenë ish-sekretar për sipërmarrjen e lirë në Partinë Demokratike dhe këshilltar i Lulzim Bashës, por Rama e rekrutoi në qeverinë e tij, para 4 vitesh.

Përveç Kadias edhe Artemis Maloaktualisht Zëvendës Ministre e Punëve të Jashtme, ka marrë aprovimin e kryeministrit Edi Rama për të shkuar ambasadore e Shqipërisë në Kanada.