Ndihmuan Flodian Plakun të fshihej, mbetet në burg pronari i hotelit në Orikum dhr dy të tjerë! Lirohet berberi

Gjykata e Vlorës ka lënë në burg tre personat që ndihmuan Flodian Plakun të fshihej dhe strehohej nga autoritetet, teksa ai ishte shpallur në kërkim për vrasjen e Gentian Bejtjas, ngjarje kjo e ndodhur në mars të 2024-ës.

Në seancën e sotme, mbeti në burg Albano Lapshi, i cili i çonte ushtim Plakut, i cili njihej me nofkën “Pole Qorri”, Ligor Doko, pronari i hotelit ku ai fshihej dhe Julian Aliaj, i cili u kap me pistoletë.

Ndërsa për shtetasin Armando Dano, berberi me origjinë nga Shkodra është vendosur masa detyrim paraqitje.

42 vjeçari dyshohet se është i përfshirë edhe në disa ngjarje të tjera kriminale.

Ish-polici i burgjeve, Gentian Bejtja u vra më 15 mars në oborrin e shtëpisë në një atentat të mirëorganizuar në Larushkë të Fushë Krujës. Teksa ndodhej në oborrin e banesës duke punuar, persona të maskuar e qëlluan me breshëri plumbash duke e lënë të vdekur në vend.