Pas daljes nga salla e Kuvendit, Sali Berisha, foli për mediat duke parlajmëruar se me ardhjen në pushtet të PD-se të gjitha ndëtimet e bëra në pronat e ushtrisë do të prishen.
Ai pohoi se pronat e ushtrisë nuk mund të jepen kurrë për ndërtime, duke theksuar se “do të anulohen të gjitha, pa asnjë diskutim”.
Kryedemokrati theksoi se janë pikërisht këto prona të ushtrisë, që e vendosën Bajram Begajn në krye të Presidencës.
“Anulim i të gjithave, pa asnjë diskutim dhe i rikthim i ushtrisë. Le të fillojë ndërtimet, ato prishen pa asnjë lloj vështirësie. Janë prona të ushtrisë në planin e përhapjes dhe nuk mund të jepen kurrë. Për të justifikuar veten tha se do të jepen për turizëm. Por kush e bëri Bajramin president? Ato prona e bënë? Sepse firmosi pa pyetur presidentin, që nuk mund të firmosej kurrë. Presidenti në Kushtetutë është kryekomnandati i ushtrisë dhe çdo objekt që ndodhet në planin e përhapjes së FA, Saranda ka qenë, Shëngjini ka qenë, jo në të gjithë madhësinë, Durrësi ka qenë, ky do që të gjitha ti marrë dhe të ndërtojë, Është vetë aksioner”, tha Berisha.