Një lajm i trishtë dhe i papritur ka ardhur ditën e sotme, ku mësohet se gazetari i njohur Artur Zheji ka ndërruar jetë në moshën 64 vjeçare.
Ai ishte duke drekuar me bashkëshorten dhe djalin në një restorant në rrugën “Butrinti”, kur dyshohet se ka pësuar një arrest kardiak.
Zheji u transportua menjëherë drejt spitalit, por nuk arriti të mbijetonte, pasi humbi jetën rrugës drejt spitalit.
Media Ditari i shpreh ngushëllimet miqve dhe familjarëve të gazetarit!