Ndërpritet seanca ndaj Veliajt, avokatët kërkojnë kohë të njihen me dosjen voluminoze

Ndërpritet seanca për vlerësimin e masës së sigurisë ndaj kryebashkiakut të Tiranës, i cili u arestua të hënën me urdhër të SPAK.

Avokatët e Veliajt kërkuan më shumë kohë të njihen me dosjen mbi 300 faqe në ngarkim të Veliajt, bashkëshortes së tij Ajola Xoxa dhe disa biznesmenëve të tjerë.

Seanca do të rifillojë në orën 13:30 minuta.

Teksa Veliaj ndodhet në SPAK për t’u njohur me masën e sigurisë, kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama mblodhi grupin parlamentar, ndërsa kritikoi hapur SPAK dhe gjyqtarin Erion Bani. Ai theksoi se ky i fundit është një kamikaz i Partisë Demokratike.