Ndërprerja e energjisë elektrike në të gjithë vendin, ministrja Balluku paralajmëron: Vazhdojmë të jemi në zonë rreziku

Ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës Belinda Balluku ka dhënë shpjegime lidhur me situatën e sotme ku pati ndërprerje të energjisë eletrike në të gjithë vendin.

Ministrja tha se temperaturat e larta e shkaktuan këtë problem ndërsa paralajmëroi se jemi në një zonë rreziku të lartë sepse volumet  e transmetimit dhe linjat e interkonesionit janë shumë të mëdha në këto momente.

“Kishim shkëputje të energjisë elektrike në të gjithë Shqipërinë, jemi informuar nga operatorët se e njëjta situatë është edhe në Malin e Zi dhe pjesërisht në Kroaci dhe Bosnje.

Nga verifikimet e para rezulton se volumet e mëdha të transmetimit dhe temperaturat shumë të larta kanë krijuar këtë problematikë. Nga puna e mirë e bërë në terren, kemi arritur të rikuperopjmë të gjithë shpërndarjen e enrgjisë elektrike përmes linjave të transmetimit në rang vendi brenda 30  minutash, Tirana është rikuperuar brenda 17 mibnutash

Vazhdojmë të jemi në një zonë rreziku të lartë sepse volumet e transmetimit në linjat e interkonesionit janë shumë të mëdha në këto momente dhe temperaturat do të vazhdojnë të jenë në nivele rekord edhe në ditët në vazhdim.

Jemi në komunikim të vazhdueshëm me operatorët në rajon, do të bëjmë analizën e duhur teknike për të gjetur problemin dhe për të mbajtur rrjetin të sigurt”, tha Balluku.