Kryeministri Edi Rama ka reaguar për ndarjen nga jeta të ish-kryebashkiakut të Elbasanit, Qazim Sejdini.
Në postimin e tij, Rama e cilëson Sejdinin si një kryebashkiak të mirë dhe burrë zotni, që la gjurmë në historinë e qytetitdhe një kujtim të mirë te miqtë e tij.
“Mik. Elbasanlli i mençur e fjalëpakë. Kryebashkiak i mirë dhe burrë zotni. La një gjurmë në historinë e qytetit dhe një kujtim të mirë tek shumë miq që bëri në jetën e tij pa zhurmë. Prehu në paqe i dashur Qazim”, shkruan Rama.
Qazim Sejdini drejtoi Bashkinë e Elbasanit për 12 vite, ndërsa më herët ai ka qenë edhe Prefekt i Elbasanit, President i Shoqatës së Doganierëve të Shqipërisë dhe president i Unionit të Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë në Shqipëri.