Ndahet nga jeta në moshën 40-vjeçare gazetari dhe analisti, Namir Lapardhaja

Është ndarë nga jeta gazetari dhe publicisti Namir Lapardhaja.

Ai u nda nga jeta në moshën 40 vjeçare, duke lënë pas një kontribut të spikatur në median shqiptare dhe debatin publik.

Burime për mediat bëjnë me dije se Namir Lapardhaja ka ndërruar jetë si pasojë e një ataku në zemër teksa ka qenë në gjumë.

Vetëm pak ditë më parë, ai kishte festuar ditëlindjen.

Namir Lapardhaja shquhej për analizat e tij të drejtpërdrejta dhe kritike mbi zhvillimet politike në vend, duke qenë një zë aktiv në hapësirën publike.

Ai ishte autor i disa librave, esesh dhe një numri të madh artikujsh që do të mbeten trashëgimia e tij kulturore për shoqërinë dhe familjen e tij.