Ka ndërruar jetë në moshën 63 vjeçare, Arben Tafaj, kreu i shoqatës “Tirana”. Policia njofton se vdekja e Tafajt ka qenë aksidentale pasi ka rënë nga 10 metra lartësi në banesën e tij në Rrugën e Dajtit. Si pasojë e plagëve të marra, Arben Tafaj ka ndërruar jetë në spital.
“Më datë 03.12.2024, rreth orës 00:40, në Rrugën e Dajtit, dyshohet se duke qenë në gjendje të dehur, aksidentalisht është rrëzuar nga një lartësi rreth 10 metra, në banesën e tij, shtetasi A. T., 63 vjeç. Si pasojë e dëmtimeve të marra ky shtetas ka ndërruar jetë në spital”, thuhet në njoftimin e policisë.
Arben Tafaj drejtonte shoqatën” Tirana”, një grupim civil që për gjithë këto vite ka promovuar vlerat e trashëgimisë kulturore dhe asaj qytetare të qytetit, të cilën e ka shikuar dhe si një instrument për të komunikuar me shoqërinë dhe me organizma të rëndësishme homologe komunitare.
Tafaj ka qenë edhe kandidat për kryetar të Bashkisë së Tiranës në zgjedhjet vendore të vitit 2015.