NASA planifikon nisjen e një ekipi drejt Hënës në mars

Administrata amerikane e Aeronautikës dhe Hapësirës (NASA) synon që me 6 mars të nisë një ekip rreth Hënës për herë të parë në më shumë se 50 vjet. Misioni “Artemis II” synon që me katër astronautë të ketë udhëtim rreth 10 ditësh rreth Hënës dhe të kthehet në Tokë, për t’i hapur rrugë një lëshimi të mundshëm në të ardhmen.

NASA e caktoi datën pas disa testimesh të suksesshme. Kjo pritet të jetë hera e parë që një grup njerëzish do të niset drejt Hënës, që nga “Apollo 17” më 1972. 

Gjatë viteve të fundit, NASA ka ndjekur nga afër lëvizjen e masave të akullit në Edgeøya, një ishull në juglindje të Svalbard, në Norvegji, me fokus të veçantë te akullnaja Stonebreen. Zona, e cila është kryesisht e pabanuar, karakterizohet nga sipërfaqe të gjera akulli që ndryshojnë dhe lëvizin gjatë gjithë vitit.

Sipas agjencisë hapësinore amerikane, këto lëvizje periodike quhen “pulse”, ose impulse dhe përfaqësojnë përshpejtim të përkohshëm të rrjedhës së akullit. Sipas shpjegimeve të NASA, Toka mund të shoqërohet përkohësisht nga një objekt i vogël hapësinor që sillet rreth saj, duke krijuar idenë e një “Hëne” të dytë deri rreth vitit 2033.

Bëhet fjalë për një asteroid të vogël që është kapur përkohësisht nga graviteti i Tokës. Shkencëtarët theksojnë se ky objekt nuk është një satelit natyror i vërtetë si Hëna, por një trup hapësinor që qëndron vetëm për një periudhë të kufizuar dhe më pas largohet. Ekspertët sqarojnë se fenomene të tilla ndodhin herë pas here dhe nuk paraqesin asnjë rrezik për planetin tonë.