Është shtyrë seanca gjyqësore në Apelin e Posaçëm për ish-kryebashkiakun e Kukësit, Safet Gjici.
Seanca gjyqësore u shty më 20 qershor për shkak të mosparaqitjes së Alma Kaçit.
Gjici u dënua më 7 shkurt për veprën penale “shpërdorimi i detyrës” lidhur me aferën seksuale në zyrën e tij dhe dënimin e tij me 3 vjet burgim, që në aplikim të gjykimit të shkurtuar u reduktua në 2 vjet heqje lirie. Gjykata e Posaçme Antikorrupsion i hoqi Gjicit të drejtën për të ushtruar funksione publike për 5 vite.
Ndërsa për Alma Kaçin, gjykata vendosi dënim me 1 vit e 6 muaj, me gjykim të shkurtuar dënimi zbriti në 1 vit heqje lirie. Ndaj kësaj të fundit u ngrit akuza e “Prostitucionit”.
Safet Gjici u arrestua më 24 qershor 2023, pas publikimit të një videoje ku ai shfaqej duke kryer marrëdhënie seksuale me një grua dhe më pas duke u kërkuar vartësve të kujdeseshin për të kaluar në këshill një projekt të kërkuar prej saj për menaxhimin e qenve të rrugës.
Kaçi e deklaruar fajtore për “prostitucion”, u dënua me 1 vit e 6 muaj, që si pasojë e përfitimit të uljes së 1/3-ës së dënimit nga gjykimi i shkurtuar, u reduktua në një vit heqje lirie.