Moti i keq rrëzon pemën pranë shkollës 9 vjeçare në kryeqytet, kalimtarët shpëtojnë mrekullisht

Një pemë është rrëzuar sot pranë shkollës Edith Durham në Tiranë për shkak për motit të keq që ka përfshirë gjithë vendin. Siç shihet edhe nga pamjet, pema ka dëmtuar murin rrethues të pallatit dhe ka rënë në mes të rrugës në zonën e ish-Bllokut, duke bllokuar qarkullimin.

Edhe pse është një zonë shumë e frekuentuar nga qytetaret, fatmirësisht nuk ka të lënduar. Ndërkohë po punohet për largimin e pemës dhe pastrimin e rrugës.

Kujtojmë se Shqipëria u përfshi nga reshje të dendura shiu, që krijuan probleme në pothuajse të gjitha qytetet e vendit.

Situata ishte problematike në Lezhë, Durrës, Vlorë ku uji hyri në biznese e banesa.