(Foto ilustruese)
Reshjet e shiut, të shoqëruara me erë të fortë gjatë natës dhe mëngjësit të kësaj të enjteje kanë shkaktuar probleme në disa zona të vendit.
Mediat rapotojnë se për shkak të erës së fortë është dëmtuar çatia e spitalit të Pukës.
Kjo ka bërë që pavioni i Patologjisë dhe Pediatrisë të dalin jashtë funksionit.
Probleme janë raportuar dhe në akse rrugore. Banorët e Pukës vijojnë të mbeten pa energji elektrike, që prej pasdites së djeshme.