Moti i keq, del jashtë funksionit edhe Pavijoni i Kirurgjisë në spitalin e Pukës, pacientët transferohen në Shkodër

Ka dalë jashtë funksionit Pavijoni i Kirurgjisë në spitalin e Pukës, si pasojë e motit të keq. Reshjet e shiut dhe era e fortë që kanë rënë në 24 orët e fundit sollën dëmtime të shumta, duke “shkulur” çatinë e spitalit “Elez Selimi”, duke detyruar që gjatë mesnatës të bëhej evakuimi i pacientëve nga repartet e Patologjisë dhe Pediatrisë, duke ndikuar në ofrimin e shërbimeve për pacientët.

Ndërkohë teksa Pavijoni i Kururgjisë nuk është funksional pasi reshjet e shiut kanë depërtuar dhe në katin e dytë të spitalit, pacientet që kanë qenë të shtruar janë transferuar në spitalin e Shkodrës.

Moti i keq ka krijuar probleme në disa qytete të vendit, duke shkaktuar bllokim të disa akseve rrugore, veçanërisht në qarkun e Shkodrës, ndërsa ka patur ndërprerje të energjisë elektrike në disa zona.