Moti i keq ka përfshirë vendin gjatë orëve të fundit, ku Porti i Durrësit ka dalë me një njoftim të rëndësishëm. Për shkak të kohës së keqe në Adriatikun Jugor, në det të hapur, i shoqëruar me dallgë dhe erë të fortë, është vendosur anulimi i lundrimeve mbrëmjen e sotme nga Durrësit drejt Barit dhe anasjelltas.
Porti i Durrësit njofton se imbarkimi i pasagjerëve dhe mjeteve të tyre do bëhet në orar, deri në orën 22:00 të mbrëmjes së sotme, ndërsa tragetet “AF Franchesca” dhe “Rigel VII” do të nisin lundrimin mëngjesin e ditës së nesërme, dt.23.11.2024.
“Si pasojë e kohë së keqe në Adriatikun Jugor, në det të hapur, i shoqëruar me dallgë dhe erë të fortë, autoritetet detare shqiptare në koordinim dhe me ato Italiane, kanë vendosur anulimin e lundrimeve mbrëmjen e sotme nga Durrësit drejt Barit dhe anasjelltas.
Imbarkimi i pasagjerëve dhe mjeteve të tyre do bëhet në orar(pra, deri në orën 22:00 të mbrëmjes së sotme), ndërsa tragetet “AF Franchesca” dhe “Rigel VII” do të nisin lundrimin mëngjesin e ditës së nesërme, dt.23.11.2024.
Trageti “Af MIA”i linjës Durrës-Ankona mbërrin ne oren 19:00 dhe do të niset në orën 22:00, mbrëmjen e sotme”- thuhet në njoftim.