Po mbahet sot protesta e nëntë para godinës së Bashkisë, ku kërkohet dorëheqja e kryebashkiakut Erion Veliaj pas skandalit me 5 drejtorët.
Ashtu siç ka ndodhur dhe në protestat e mëparshme para këtij institucioni, edhe këtë herë, protestuesit kanë hedhur molotov ndërsa kanë marrë vezë e fruta për t’i hedhur në shenjë proteste drejt bashkisë. Ata i kanë hedhur ato drejt dritareve të godinës.
Me pankarta në duar dhe thirrje “Hajdut”, “Erion Veliaj, në burg”, “Erion shko te shokët”, aktivistët kërkojnë dorëheqjen e kryebashkiakut pasi sipas tyre Veliaj së bashku me miqtë e tij kanë vjedhur paratë nga xhepat e shqiptarëve.
Policia iu ka bërë thirrje protestuesve që të ruajnë qetësinë dhe mos të gjuajnë drejt bashkisë pasi në tubimet e mbajtura më herët janë shoqëruar me incidente dhe përplasje mes protestuesve dhe policisë.