Mitsotakis mbledhje me eurodeputetët fitues, Beleri del live nga burgu i Fierit

Pas zgjedhjes së eurodeputetëve, kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis ka takuar në zyrën e tij deputetët që do përfaqësojnë Demokracinë e Re në Parlamentin Europian.

Pesë prej tyre ishin të pranishëm , ndërsa dy të tjerë midis tyre edhe Fredi Beleri kanë marrë pjesë me telekonferencë.

Nga burgu i Fierit ku ndodhet pas akuzës nga SPAK për blerje votash, Beleri ka shprehur mirënjohjen e tij para ministrit të Shtetit Akis Skertos, zv.ministres së Punëve të Jashtme Alexandra Papadopoulou dhe sekretarit të Marrëdhënieve Ndërkombëtare dhe Bashkimit Evropian Tasos Hatzivasiliou. 

Fredi Beleri, u arrestua dy ditë para zgjedhjeve vendore të 14 majit 2023.

Ai u rendit i katërti mes të votuarve si kandidat në zgjedhjet helene dhe bëhet një prej 21 eurodeputetëve grekë në PE dhe një prej 7 të zgjedhurve nga sigla e Demokracia e Re të Mitsotakis.