Vrasja e 34 vjeçarit Kristian Kola dy ditë më parë në Shkodër vijon të jetë e rrethuar me mister, pasi ende nuk dihet arsyet dhe as autorët, të cilët kanë qenë dy. Krimi mafioz ndodhi në qendër të qytetit të Shkodrës, ku i riu po konsumonte një kafe me 2 familjarë të tij.
I riu, pa precedent penal të mëparshëm u qëllua me silenciator, duke marrë plagë në gjoks, që i shkaktuan më pas vdekjen.
Autorët e maskuar qëlluan drejt tij, ndërsa i riu tentoi të largohej, por nuk ia doli të shpëtonte. Pas krimit, ekzekutorët u larguan me motorin që i priste pak metra më tej. Policia ka sekuestruar pamjet filmike, ku duket qartë mjeti dhe dy personat e dyshuar, por ende nuk ka ngritur një pistë të qartë hetimi.
Dyshohet se ai është ndjekur për disa dite deri të enjten në darkë, ku dhe u vra.
34 vjeçari kishte një firmë ndërtimi bashkë me të atin, me të cilin bëhet me dije se kohëve të fundit kishin marrë punë në kinemanë e qytetit për të kryer punime. Gjithashtu viktima nuk njihet si pjesë e grupeve kriminale në Shkodër. Ndërkohë dëshmitë e familjarëve të tij pritet të jenë kyçe për grupin hetimor.