Ministrja e Ekonomisë: Forcimi i lekut ndaj euros është shqetësues, por ka ndikuar pozitivisht në ekonomi

Delina Ibrahimaj, ministrja e Financave dhe Ekonomisë, deklaroi se gjatë tremujorit të parë të 2023 ka patur një rritje ekonimike prej 2.72%. Madje Ibrahimaj shkoi më tej duke deklaruar se Shqipëria ka një rritje më të madhe ekonomike krahasuar me mesataren e vendeve të Bashkimit Europian.

Sakaq Ibrahimaj shtoi se shqetësim për ministrinë e Financave mbetet dhe forcimi i lekut karshi euros.

Për tre mujorin e parë të vitit 2023, rritja ekonomike në vend ishte me 2.72%. Ishte një rritje mesatare. Rezultoi që rritja 2.7% ishte me e lartë se Maqedonia e Veriut e se Serbia. Mesatarja e rritjes së vendeve të BE-së ishte 1%. Të dhënat e turizmit, ka pasur një rritje me 7.2%. sa i takon 5 mujorit tregon për një ecuri mjaft pozitive për vitin 2023. Ka qenë me performancën më të lartë historike. Në 5 mujorin e parë numri i shtetasve të huaj të hyrë në Shqipëri është rritur me 42%, rreth 700 mijë më shumë se vitin e kaluar. Turizmi ka filluar të jetë një dukuri e shpërndarë gjatë gjithë vitit. Presim që turizmi të vijojë që të ketë një performancë pozitivë”, u shpreh Ibrahimaj.

Sa i përket forcimi të euros ministrja tha:

“Turizmi, investimet e huaja direkte dhe remitancat lidhen me shqetësimin kryesor të kohëve të fundit që ka ardhur nga ecuria e kursit të këmbimit. Gjatë vitit 2023 kemi pasur një forcim të ndjeshëm të lekut kundrejt monedhave kryesore, euros dhe dollarit. Siç kemi shpjeguar më parë, forcimi i lekut ndaj euros vjen si pasojë e strukturës së ekonomisë dhe performancës së saj, sidomos me forcimin e eksporteve dhe rritjen e investimeve të huaja direkte, që kanë sjellë kapitale në valutë. Kjo dukuri vjen si pasojë edhe e regjimit të kursit të këmbimit që ne kemi, që në 3-vjeçarin e fundit, që kemi pasur goditje të njëpasnjëshme të ekonomisë, ka ndikuar pozitivisht në absorbimin e goditjeve që ekonomia jonë ka pësuar”.

“Kursi fleksibël i këmbimit ka bërë që inflacioni i importuar të ketë një ndikim më të ulët”, shtoi ajo.