Ministria e Drejtësisë ka një zv.ministër të ri, e njofton Ulsi Manja

Në mbledhjen e djeshme të qeverisë është marrë vendimi për emërimin e një tjetër zv.ministri në Ministrinë e Drejtësisë.

Tedi Dobi do të jetë bashkëpunëtori më i ri i ministrit Ulsi Manja, i cili e ka bërë vetë njoftimin nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale. Më herët, Tedi Dobi ka qenë këshilltar i kryeministrit Edi Rama.

“Nga sot, Tedi DOBI do të jetë bashkëpunëtori im i ri si Zv/Ministër Drejtësie”, shkruan Manja në postimin e tij.

Vendimi i Këshillit të Ministrave:

EMËRIM NË DETYRË

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Tedi Dobi emërohet zëvendësministër i Drejtësisë.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.