Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha u pyet sot në lidhje me kërkesën e ish-presidentit Ilir Meta për t’u pyetur nga SPAK për 21 Janarin.
Gjatë një konferencë për shtyp, Berisha tha se se Meta edhe mund të ketë informacione pasi në atë kohë ishte zëvendës kryeministër.
Madje Berisha tregoi sot se pas publikimit të videos Meta-Prifti që nxiti protestën ku humbën jetën 4 qytetarë në 2011-ën, kreu i Partisë së Lirisë i ka shkuar në zyrë dhe i ka deklaruar se do të japë dorëheqjen, pasi nuk do të shkonte në prokurori me statusin e zyrtarit të lartë.
“Së pari, dihet botërisht se Edi Rama për të organizuar 21 Janarin manipuloi dhe falsifikoi një regjistrim të marrë nga i ndjeri Dritan Prifti, sipas të cilit Ilir Meta ishte paguar 700 mijë euro nga një biznesmen që kërkonte drejtën e tij.
Sali Berisha, kryeministër, së pari, kishte dëgjuar Drtian Priftin ose i ishte kërkuar të emëronte në një detyrë të rëndësishme ose ndryshe kishte një regjistrim. Fjala ime ishte ‘nxirre sa të dalësh nga ana ime’. Cilido që heton këtë çështje ka të qartë se ishte pjesë e skenarit të dhunës më 21 Janar, skenaristi del vetë Edi Rama. Se çfarë di Ilir Meta, mund të dijë se ishte zv.kryeministër.
Por Ilir Meta, me datë 14-15 Janar, para 21 Janarit erdhi në zyrën time dhe më tha që do jap dorëheqjen. Më tha që në prokurori nuk shkoj si zv kryeministër. Ishin standarte të tjera ato, jo si Ramaduro që vrapon për të ruajtur prapanicën e vet. Tha do shkoj tek prokurori si qytetar i thjeshtë dhe unë e përgëzova.
Sa i përket përgjegjësisë nuk kam, një skenar i tillë i dhunshëm natyrisht i pari i paprecedentë ndonjëherë”- u shpreh Berisha.