Meta flet nga burgu: Më 11 Maj, Partia e Lirisë siguron grup parlamentar me dy shifra

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta është i bindur se forca politike që ai drejton do të arrijë të sigurojë një grup parlamentar dyshifror në zgjedhjet e 11 Majit.

Deklaratën ai e bëri përmes një audio-mesazhi në mbledhjen e Komitetit Drejtues Kombëtar të Partisë së Lirisë.

Sipas Metës, më 11 Maj koalicioni me PD, ku bën pjesë edhe PD do të përmbys narkoregjimin dhe narkoekonominë që që jo vetëm kanë dëbuar 1 milion shqiptarë, por kanë zhytur në varfëri ekstreme edhe 42% të popullsisë së mbetur.

“Koalicioni historik me Partinë Demokratike dhe 25 parti të tjera, jo vetëm për të garantuar rotacionin politik, por edhe rrugën e re të realizimit të programit tonë politik që i jep fund shpopullimit të vendit.

Prioriteti ynë më madhor është fitorja sa më e thellë. Ne do të jemi krenar më 12 maj në përmbysjen e narkoregjimit dhe narkoekonomisë që jo vetëm kanë dëbuar 1 milion shqiptarë, por kanë zhytur në varfëri ekstreme edhe 42% të popullsisë së mbetur. Ky është një koalicion vlerash, që në themel të të cilit qëndron patriotizmi dhe vlerat e familjes.

Partia e Lirisë ka edhe një marrëveshje për përfaqësimin parlamentar të detyruar nga kodi antidemokratik i Rilindjes ku do të përfaqësohet në bazë të mandateve të fituara në prill 2021. Megjithatë, ne do të kemi një grup parlamentar dyshifror për këtë na duhet që në listat e hapura të përzgjedhim kandidatë sa më përbashkues. Prioriteti ynë më madhor është fitorja sa më e thellë. Është shumë e rëndësishme që koalicioni të marrë sa më shumë mandate sepse kjo na ndihmon edhe ne për të fituar më shumë mandate në listat e hapura. Në marrëveshjen e koalicionit janë të 5 prioritetet e Partisë së Lirisë.