Megaoperacioni anti-drogë, Gjykata lë në burg 29 prej të arrestuarve, mes tyre një grua shtatzënë dhe dy 71 vjeçarë

Të arrestuarit nga megaoperacioni anti-kanabis i policisë kanë dalë sot para gjykatës për t’u njohur me masën e sigurisë.

Për 29 prej të arrestuarve që dolën sot para gjykatës u vendos masa e sigurisë “arrest me burg”. Mes të arretsuarve janë edhe dy 71 vjeçarë dhe një grua në muajt e fundit të shtatzënisë.

Nga ky megaoperacion u vunë në pranga më shumë se 200 persona, ndërsa 84 të tjerë janë shpallur në kërkim.