Media italiane: Ivanka Trump blen ishullin e Sazanit për 1 miliard dollarë, sfidë pastrimi i zonës nga minat e pashpërthyera

Media e njohur italiane “Il Messaggero” ka shkruar rreth projektit të Ivanka Trump në ishullin e Sazanit ku do të ndërtohet një resort luksoz.

Media italiane ka publikuar lajmin duke u referuar nga The Guardian se vajza dhe dhëndri i Presidentit të SHBA-së Donald Trump, kanë shpenzuar mbi një miliard dollarë për të blerë Sazanin, një ishull të virgjër shqiptar. Sfida e vërtetë do të jetë pastrimi i tokës nga minat e pashpërthyera.

“Historia e këtij ishulli, një ish-bazë ushtarake, është një zonë e mbrojtur dhe pjesë e Parkut Kombëtar Detar Karaburun-Sazan. Që nga viti 2015, ai ka qenë i hapur për vizitorët, duke ruajtur ende një pjesë si zonë ushtarake. Më parë, ishte një zonë e izoluar e përdorur për stërvitje dhe operacione ushtarake, dhe gjatë regjimit komunist, ishte një bazë ushtarake e plotë, e kompletuar me mbetje bunkerësh dhe tunelesh”- shkruhet në shkrim.

Çifti e kishte pasur prej kohësh Sazanin në sy, por negociatat me kompaninë Affinity u zhvilluan pa dijeninë e banorëve dhe parlamentarëve. Të paktën derisa të arrihej marrëveshja prej 1.4 miliardë dollarësh dhe të publikohej lajmi. Sfida e vërtetë do të jetë pastrimi i zonës nga minat e pashpërthyera. Grupi Affinity thuhet se po synon gjithashtu Serbinë, duke e shndërruar ish-selinë e Ministrisë së Mbrojtjes në Beograd në një hotel luksoz.

Ideja është që toka të transformohet në një vendpushim luksoz, dhe megjithëse shqiptarët e kanë quajtur tashmë “Ishulli Trump”, kritikat kanë ardhur shpejt nga grupet mjedisore dhe anëtarët e komunitetit shkencor, të shqetësuar për pasojat e projektit.

“Në një podcast, Presidenti Trump komentoi pozitivisht për iniciativën: “Do të jetë e jashtëzakonshme”. Sfida e vërtetë do të jetë rimarrja e zonës dhe siguria e saj për vizitorët e ardhshëm”- përfundon shkrimi.