“Më vrau miku im”, arrestohet i dyshuari për ekzekutimin e shqiptarit në Greqi

Autori i dyshuar i vrasjes së shqiptaritpasditen e djeshme në Rafinja të Greqisë ka përfunduar në pranga të policisë.

Sipas informacioneve fillestare, bëhet fjalë për një 49-vjeçar nga Shqipëria, i cili u gjet në një shtëpi në Glyka Nera. Policia kontrolloi dhe gjeti makinën në të cilën ndodhi krimi, brenda së cilës u gjet gjak dhe një gëzhojë.

Kujtohet se 41-vjeçari u gjet i vdekur dje pasdite pranë një vreshti në Rafinë dhe e identifikoi vrasësin e tij para se të vdiste duke telefonuar bashkëshorten për t’i thënë: “Më vrau miku im”.

Media greke “protothema.gr”, raportoi se tragjedia nisi të mërkurën në mëngjes, kur gruaja e viktimës kontaktoi autoritetet dhe përshkroi se 41-vjeçari e telefonoi dhe i tha se një person specifik, të cilin ajo e përmendi, e kishte qëlluar në fytyrë, duke i kërkuar asaj të përpiqej ta gjente.

Hetimi zbuloi se autori i krimit, viktima dhe dy persona të tjerë u takuan të martën e kaluar në mbrëmje në Artemidë. Më pas ata hipën në një makinë të drejtuar nga personi i përmendur nga viktima si autor dhe ndaluan për disa minuta në kryqëzimin e rrugëve Pefkon dhe Arionos në Rafinja.

Më pas autori nxori një armë dhe e qëlloi viktimën në fytyrë, konkretisht në faqe.

Shqiptari u largua nga vendi i ngjarjes në këmbë, arriti të telefononte gruan e tij dhe t’i thoshte se ishte qëlluar me armë zjarri, dhe më pas ndërroi jetë. Autori i krimit u arratis me makinë. Duhet theksuar se autori dhe viktima janë hetuar nga policia për drogë.