“Më trajtonte si qen”/ Krim makabër në Çikago, 63-vjeçari vret gruan dhe tre vajzat e tij

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Çikago të SHBA-ve, ku një burrë vrau gruan dhe 3 vajzat e tij.

Krimi ndodhi në banesën e tyre në Tinley Park, teksa në shtëpi ndodhej edhe njëri prej 2 djemve të çiftit, i cili po flinte.

63-vjeçari Maher Kasem qëlloi 7 herë gruan e tij 53-vjeçare Magenta dhe vajzat e tij Halima, 25, Zahia, 25 dhe Hanan, 24, brenda shtëpisë së tyre.

Autoritetet thanë gjithashtu se Maher Kasem bashkëpunoi me policinë dhe pranoi krimin e rëndë. Ai u tha hetuesve se sherri nisi për financat e familjes.

Prokurorët thanë se të shtënat ndodhën pas një debati mes babait dhe njërës prej vajzave të tij. Kjo bëri që gruaja dhe dy vajzat e tjera të përfshiheshin dhe t’i kërkonin atij që të qetësohej. Djali i tij 19-vjeçar ishte duke fjetur në një dhomë tjetër.

Djali thuhet se dëgjoi babanë e tij duke ecur lart e poshtë shkallëve më shumë se një herë ndërsa motrat dhe nëna e tij u përpoqën ta qetësonin. Mes zërave u zgjua dhe shkoi të shihte se çfarë po ndodhte. Ai më vonë dëgjoi të shtëna armësh dhe fillimisht gjeti nënën dhe dy motrat e tij të qëlluara për vdekje. Ai eci pak çaste para se babai i tij të qëllonte vajzën e tretë.

Duke u përpjekur të shpjegojë se çfarë e shtyu të vriste gratë e familjes, Kasem tha: “Gruaja ime më trajtonte si qen. Gruaja ime ishte një kurvë që kujdesej vetëm për paratë”- ka thënë ai.