Një 31-vjeçar nga Kosova është arrestuar në qytetin e Sarandës.
Ai u arrestua pasi nga kontrollet rezultoi se qarkullonte me armë zjarri pistoletë me municion luftarak.
Sipas policisë, shqiptari nga Kosova e kishte fshehur armën e zjarrin në çantën e dorës.
Njoftimi i Policisë:
Ksamil, Sarandë/ Finalizohet nga Komisariati i Policisë Sarandë, operacioni policor i koduar “Impact”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të armëmbajtjes pa leje.
Gjatë kontrollit në automjetin tip “Range Rover” që drejtonte ky shtetas, në Ksamil, shërbimet e Policisë gjetën të fshehur në çantën e tij të dorës, 1 armë zjarri pistoletë tip “Beretta”, me një krehër me fishekë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme