Me pistoletë gati për qitje, kush është 36 vjeçari i arrestuar nga Policia, vite më parë vrau të riun për një vajzë

Erind Mrruku ëhstë 36 vj3eçari i arrestuar nga polciia ditën e sotme, pasi u kap duke lëvizur me pistoletë me vete, gati për qitje. Gjithashtu atij iu gjetën në banesë edhe një palë dylbi, tre mjete prerëse, tre aparate celulare dhe një peshore për metale të çmuara.

Ai nuk është një emër i panjohur për policinë, pasi 13 vite më parë ka qenë i dënuar për “vrasje me dashje”. 36 vjeçari në vitin 2010 vrau Fabain Nikajn, vetëm pak metra larg Komisariatit të Lezhës.

“Molla e sherrit” dyshohet se ka qenë një vajzë. Dy të rinjtë debatuan me tone të ashpra në një nga lokalet e shëngjinit. Më pas, Mrruku e ka ndjekur Nikajn deri në Lezhë dhe e qëlloi me armë zjarri. Ai u vetëdorëzua në polici, ku dhe u dënua nga gjykata.

Njoftimi i Policisë:

Kamëz/Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 5, operacioni policor i koduar “Cancelled”.  

Lëvizte me armë zjarri pistoletë me fishek në fole, gati për qitje, kapet në flagrancë dhe vihet në pranga 36-vjeçari.

36-vjeçari, i dënuar më parë për vrasje dhe për armëmbajtje pa leje.     

Sekuestrohen arma e zjarrit pistoletë, municioni luftarak, një këllëf për mbajtjen e pistoletës, një palë dylbi, tre mjete prerëse, tre aparate celulare dhe një peshore për metale të çmuara, që iu gjetën 36-vjeçarit, gjatë kontrollit fizik dhe gjatë kontrollit në banesë.   

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5, në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e rasteve të armëmbajtjes pa leje, bazuar dhe në informacionet e siguruara përmes inteligjencës policore, për një shtetas që lëvizte i armatosur në rrugën “Nënë Tereza”, në Kamëz, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Cancelled”.    

Si rezultat i këtij operacioni u arrestua në flagrancë shtetasi E. M., 36 vjeç, banues në Kamëz. 

Gjatë operacionit, në rrugën “Nënë Tereza”, shërbimet e Policisë kanë ndaluar shtetasin E. M., të cilit, gjatë kontrollit fizik, i kanë gjetur një armë zjarri pistoletë me fishek në fole gati për qitje, krehër dhe municion luftarak. 

Në vijim të veprimeve, gjatë kontrollit në banesën e tij, u gjetën një këllëf për mbajtjen e pistoletës, një palë dylbi, tre mjete prerëse, tre aparate celulare dhe një peshore për metale të çmuara, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me armën e zjarrit dhe municionin luftarak.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Në foto: Erlind Mrruku: