Kukësi është qarku më i varfër në Shqipëri, që mesa duket do të qëndrojë i tillë deri në momentin që të zgjedhurit në krye të institucioneve të mendojnë të punojnë për qytetarët dhe jo për të vjedhur.
Video e publikuar e ish-kryebashkaikut Safet Gjici me Alma K, përveç akteve seksuale nxori në pah edhe një detaj skandaloz, sesi jeta e qenve të rrugës vlen më shumë se ajo e qytetarëve të varfër të Kukësit. Siç dëgjohej edhe në video, Alma K, pasi e kishte kënaqur seksualisht Gjicin, i kërkoi edhe tenderin për trajtimin e qenve të rrugës, ku pagesa për një qen do të ishte 60 mijë lekë të vjetra.
Ndoshta kur e dëgjon duket një shumë normale, por nëse e krahason me ndihmën ekonomike që marrin familjet në Kukës, atëherë çështja bëhet shumë serioze. Një familje me 5 persona në Kukës merr në total 65 mijë lekë të vjetra, 13 mijë per person.
Pra, 5 qytetarë të Kukësit që luftojnë çdo ditë me mjerimin, marrin vetëm 5 mijë lekë të vjetra më shumë se një qen rruge. Në Kukës nuk janë pak, por 1900 familje të përfshira në skemën e ndihmës ekonomike që përfiojnë nga 30 deri në 80 mijë lekë të vjetra në muaj, që nuk u daln as për ushqime dhe as për ilaçe.
Kërkesat e shumta të bëra nga këto familje nuk janë marrë parasysh nga asnjë institucion, që i kanë lënë në mëshirë të fatit. Ndoshta tani pas asaj që kanë dëgjuar në video, thirrja e tyre e radhës do të jetë: “Më mirë na jepni trajtimin e qenve”, atë trajtim për të cilin dy “pornostarët” e Bashkisë së Kukësit biseduan gjerë e gjatë pas kënaqësisë seksuale.