Ndërkohë që vëmendja e opinionit ndërkombëtar është përqendruar tek lufta në Izrael dhe Palestinë, Afganistani po përballet me një fatkeqësi natyrore dhe ndihmat kanë qenë të pakta.
Tërmetit shkatërrues me magnitudë 6.2 që goditi Afganistanin të shtunën e 7 tetorit, ndërsa sipas autoriteteve vendase numri i viktimave ka arritur në 4 mijë, ndërsa rreth 2,000 shtëpi janë shkatërruar plotësisht.
“Deri më tani, statistikat që kemi marrë në lidhje me viktimat, për fat të keq i kalojnë 4,000 njerëz. Sipas të dhënave tona, në rreth 20 fshatra janë shembur plotësisht afërsisht 1980 deri në 2000 shtëpi,” tha në një konferencë për shtyp Mullah Saiq, zëdhënës i Autoritetit Kombëtar të Menaxhimit të Fatkeqësive të Afganistanit (ANDMA).
Tërmeti goditi provincën Herat dhe zonat fqinje të shtunën pasdite, me lëkundjen e parë ndodhi rreth orës 11:10 me orën lokale.
Gjithsej më shumë se 1,000 shpëtimtarë në 35 ekipe shpëtimi nga institucione të ndryshme po kryejnë përpjekje për ndihmë në zonat e prekura, tha zëdhënësi.
Kina të dielën i dha Gjysmëhënës së Kuqe afgane 200,000 dollarë amerikanë në para të gatshme si ndihmë emergjente humanitare për të ndihmuar përpjekjet e saj të shpëtimit dhe ndihmës në fatkeqësi.