Ish miku i Ramës, Matteo Renzi: Kur në Shqipëri tërheqin ish presidentin në atë mënyrë, si do të sillen me refugjatët nga Bangladeshi?

Ish kryeministri i Italisë Matteo Renzi ka folur dje në një intervistë për televizionin La7 në Itali, lidhur me emigrantët dhe ardhjen e tyre në Shqipëri.

Duke folur për shpenzimet e mëdha që u bënë për ardhjen e 16 refugjatëve, ai tha se plani i Melonit është për t’i sjellë ata në Shqipëri, një vend që sipas tij “dihet që ka një standard të ndryshëm”.

Renzi, dikur mik me Edi Ramën u shpreh dje: “Do t’I dërgojnë emigrantët në Shqipëri, një vend që siç e dimë kë standard tjetër. Kanë arrestuar tre orë më parë ish presidentin e Republikës së Shqipërisë, shikoni imazhet se si e tërheqin jashtë makinës, atë që ishte dikur president i Republikës. Për emigrantët nga Bangladeshi ndoshta do të kenë më pak konsideratë”.

Arrestimi spektakolar i ish presidentit ditën e djeshme në automjetin e tij, teksa udhëtonte për në zyrë ka bërë jehonë në mediat ndërkombëtare, të cilët kanë raportuar se si drejtësia shqiptare ka vënë në pranga një nga zërat kundër qeverisë Rama, me akuza për fshehje pasurie, korrupsion dhe pastrim parash.

Minuta 5:07: