Mashtronte njerëzit duke u thënë se parashikonte të ardhmen, arrestohet fallxhorja në Krujë

Një 43 vjeçare e shpallur në kërkim është arrestuar në Krujë pasi mashtronte qytetarët duke iu thënë se mund t’ju parashikonte të ardhmen.

Elena Muhaxhiri, banuese në Fushë Krujë u kap pas informacioneve të marra në rrugë operative nga policia.

43 vjeçarja mësohet se përfitonte para dhe sende me vlerë nga shtetas të ndryshëm. Ajo ishte e dënuar nga Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë me dy vite burgim.