Gjykata e Shkodrës ka caktuar masën e sigurisë për katër efektivët e forcave “Shqiponja”, të cilët u arrestuan nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore.
Ata akuzohen për “shpërdorim detyre” në lidhje me masakrën e Dobraçit, ku humbën jetën katër qytetarë.
Gjykata për katër efektivëtët caktoi masën e sigurisë “pezullim nga detyra”, “detyrim paraqitje” dhe “ndalim i dalje jashte shtetit”.
Në atentatin në Dobraç, të vrarë mbetën Hamza Lici dhe miku i tij në automjet Arlind Bushati.
Po ashtu humbën jetën dhe një çift, burrë e grua, të cilët po udhëtonin me motomjet pranë makinës së viktimave në momentin e atentatit.
Objektiv i atentatit dyshohet se ishin dy nga viktimat, Hamza Lici dhe Arlind Bushatit.