Mali i Zi në pritje të zgjedhjeve të së dielës, mesazhe kërcënuese dhe alarme për bomba në institucionet shtetërore

Prej mesnatës Mali i Zi është futur në heshtjen zgjedhore para zgjedhjeve parlamentare, të cilat do të mbëhen ditëm e nesërme.Të drejtë vote në zgjedhjet parlamentare në Mal të Zi kanë 542.468 qytetarë. Qendrat e votimit do të hapen nga ora 08:00 dhe do të mbyllen në orën 20:00. Qytetarët do të përcaktohen midis 15 listave zgjedhore.Lista e Partisë Boshnjake do të jetë e para në fletëvotim ndërsa e dyta do të jetë Iniciativa Qytetare Kroate.

 Një pjesë e analistëve dhe njohës të situatave politike nuk përjashtojnë as mundësinë e përsëritjes së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, sepse asnjë koalicion apo subjekt nuk do të ketë shumcën absolute prej 41 vendeve në Parlamentin e Malit të Zi.

Në prag të zgjedhjeve ka pasur alarme për bomba dhe gaz nervash si dhe mesazhe kërcënuese në 125 adresa. Janë evakuuar disa institucione në Mal të Zi.

“Dy ditë para zgjedhjeve, Mali i Zi  është përballur me mesazhe kërcënuese për vendosjen e lëndëve plasëse dhe bombolave helmuese në disa institucione shtetërore. Pjesë e institucioneve që janë kërcënuar janë shkollat, institucionet parashkollore, godina gjykatash, prokurori, disa ministri, Agjencia e Sigurisë Kombëtare. Kërcënimet që erdhën përmes e-maileve, bën që policia të evakuojë dhe të mbyllë të gjitha institucionet parashkollore dhe shkollore, godinat e gjykatave, prokuroritë, disa ministri, Agjencinë e Sigurisë Kombëtare në pesë qytete të Malit të Zi”, shkruan Deutsche Welle.